Aksident me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”- Kjo është 32 vjeçarja që mbeti e vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë.

Marketing

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën si dhe janë lënduar dy të tjerë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se viktima e gjinisë femërore si pasojë e lëndimeve nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe raportohet se ka ndërruar jetë.

“Sot me datë 14.05.2025, në orën 13:00 në Autostradën ”Ibrahim Rugova” Km-7 drejtimi PZ-Jug-Morinë është shkaktuar një aksident Trafiku me Fatalitet, në mes një Veture e tipit VË Tiguan dhe një Kamioni të tipit Mercedes. Një pasagjer (gjinia femërore) si pasojë e lëndimeve nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe raportohet se ka ndërruar jetë, ku Mjeku kujdestar në vend te ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj. Në vend të ngjarjes ka dal njësitë kompetente policore dhe Prokurori Kujdestar me udhëzim të të cilit trupi i pa jete te dërgohet në obduksion. Hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera janë ne proces nga ekipet hetuese policore qe do te behën te ditura pas përfundimit te raportev. Kërkojmë vigjilence nga pjesmarrsit ne trafik dhe respektim te rregullave ne menyre qe te shmangen rastet e tilla tragjike”, njofton policia.

Viktima është, Xhensila Xixa, rreth 32-vjeçare, pasagjere në veturën Tiguan, me banim në Fushë-Krujë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, thotë Sinjali.