Një shtatëmbëdhjetë vjeçar ka humbur jetën në aksidentin e trafikut që ka ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të fshatit Bllacë të Shkupit, mes një veture dhe një autobusi të NTP-së. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë edhe një i mitur tjetër 13-vjeçar, vëllai i të ndjerit.
Aksidenti ka ndodhur kur autobusi i NTP-së me numër 81, i cili po qarkullonte në linjën e rregullt, është përplasur me një makinë në të cilën ndodheshin dy të miturit.
Adoleshenti që drejtonte makinën është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit, ku si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë.
Gjatë ditës së sotme pritet që MPB të jep më shumë detaje në lidhje me këtë aksident.