Aksident në afërsi të Tetovës, u lëndua shoferi 14 vjeçar dhe shokët e tij moshatarë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se sot rreth orës 01:20 në SPB është raportuar se në rrugën rajonale Shkup – Tetovë, në afërsi të pompës së benzinës në fshatin Arnaqi të Shkupit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture të udhëtarëve “Pezho” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 14-vjeçar nga Shkupi dhe automjeti i pasagjerëve “Reno” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.S. (19) nga Shkupi, i cili është larguar nga vendi i aksidentit.

Marketing

“Në të njëjtën kohë, drejtuesi i automjetit “Pezho” dhe bashkudhëtari i tij 14 vjeç kanë pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Klinikën “Nënë Tereza”, ndërsa një bashkudhëtar tjetër, po ashtu 14 vjeç ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”, thonë nga MPB.

MPB-ja informon se për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa ekip i SPB-së Shkup ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Marketing