Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë i një aksidenti të ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë.
Policia njofton se viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa makina drejtohej nga një 21-vjeçare e identifikuar me inicialet K.G.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 21-vjeçaren, e cila do të merret në pyetje në lidhje me aksidentin e rëndë.