Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në autostradën Kumanovë-Shkup në pjesën Ramanli – Miladinovci.
Sipas MPB-së, automjeti “pezhi 206” me targa të Shkupit në orën 14:50, i drejtuar nga 32 vjeçarja J.P.S. e ka humbur kontrollin dhe është përplasur në breg dhe është përmbytur.
“Gruaja ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën emergjente në Shkup, ndërsa bashkudhëtari M.P. nuk është lënduar”, kumtoi policia.