Aksident në autostradën Tetovë-Gostivar, një i lënduar

Një 31 vjeçar nga fshati i Krushevës Nerovo është lënduar lehtë gjatë aksidentit të sotëm që ndodhi në autostradën Tetovë-Gostivar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në autostradën tek pjesa për dalje nga fshati Kamenjan.

Marketing

“Në aksident kanë marrë pjesë dy automjete të udhëtarëve. Mercedes me targa të Gjermanisë që e drejtonte N.U. (55) nga fshati Debresht rajoni i Gostivarit dhe BMV me targa të Krushevës që e drejtonte E.A. (31) nga fshati Nerovo. Në aksident BMV-ja ka dalë nga rruga pas çka shoferi ka marrë lëndime të lehta trupore i cili gjithashtu ishte vetëm në automjet”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Pas ndihmës së dhënë mjekësore në spitalin klinik të Tetovës, i lënduari është kthyer në vendin e aksidentit. Inspektim kryhet nga nëpunësit e SPB Tetovë.

Marketing