Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, kamioni përplaset me makinën

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës në Sukth.

Marketing

Sipas “New24”, një makinë tip kamion me drejtues shtetasin A.P është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T.Ç.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i automjetit shtetasi T. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.