Një emigrant ka ndërruar jetë, një është kthyer në kamp, ndërsa 11 të tjerë janë vendosur në spitalin e Kavadarit, pas aksidentit që ndodhi në rrugën Demir Kapia – Negotinë.
Aksidentin për AIM e ka konfirmuar drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Negotinë, Biljana Fililpova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndihma e shpejtë mjekësore pranë Shtëpisë së Shëndetit ka intervenuar me tre makina, në aksidentin në të cilin makina me emigrantë ka lëvizur në rrugën Demir Kapi – Negotinë, ndërsa ka goditur pjesën e prapme të një makine tjetër që ka lëvizur në drejtimin e njëjtë dhe ishte kapluar nga zjarri.
Personeli i spitalit është angazhuar për personat e lënduar, ndërsa jozyrtarisht mësohet se tre nga të lënduarit, do të dërgohen në klinikat e Shkupit.