Laura Salvo, një bashkëpilote e garave “Rally”, ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ndodhi ditën e sotme në Rally Vidreiro, në Portugali.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës rreth orës 10:30 me orën lokale. 21-vjeçarja ishte shoqëruese e pilotit Miquel Socias, i cili humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë.
Edhe pse ndihma mjekësore erdhi brenda dy minutash, Laura nuk arriti dot të mbijetonte.
Pavarësisht moshës së saj të re, ajo kishte një eksperiencë të konsiderueshme si bashkëpilote në Spanjë, ku aktualisht po merrete pjesë në dy kompeticione, “Suzuki Sëift Cup” dhe “Peugeot Rally Cup Ibérica”