Një grua rreth 50-ave ka vdekur në aksidentin në hyrje të Tetovës në drejtim të Shkupit mbrëmë rreth orës 20. Sipas informatave të para, gruaja ka qenë bashkudhëtare në automjetin e tipit “Mercedes”, ndërsa deri te aksidenti ka ardhur për shkak të përplasjes me një veturë tjetër të tipit “Golf”.
Në afërsi të rrethit të parë gjatë hyrjes në Tetovë ka ardhur deri te përplasja me çka mercedesi pasi është përplasur me golfin ka vazhduar lëvizje të pakontrolluar dhe ka goditur shtyllën. Në golfin ka pasur dy persona, një mashkull dhe një femër, të cilët gjatë përplasjes janë lënduar dhe më pas hospitalizuar në Spitalin klinik të Tetovës.
Dy automjetet kanë qenë me targa të Tetovës.
Ekip i SPB -Tetovë dhe Prokuror publik kanë kryer mbikëqyrje në vendin e fatkeqësisë.