Aksident në Itali, humbin jetën 4 të rinj, 3 prej tyre nga Maqedonia e Veriut

Mediumet italiane raportojnë se katër persona kanë vdekur nga aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ponte Verde- Nizza Monferrato (Asti). Sipas të njëjtave mediume, 3 të vdekur janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Tre shtetasit e RMV-së raportohet të kenë qenë të moshës 30 vjeçe, ndërsa personi tjetër nga Asti, i moshës 23 vjeçe.
Përplasja shumë e fortë e automjeteve kokë më kokë ka sjellë vdekjen e menjëhershme të një të riu nga Asti dhe tre të rinjve nga Maqedonia e Veriut.

Marketing

23-vjeçari nga Asti ishte i vetëm në makinën e tij, ndërsa 3 shtetasit nga Maqedonia e Veriut, rezidentë në zonë ndodheshin në mjetin tjetër.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 22:00, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, në Ponte Verde, Nizza Monferrato. I gjithë asfalti i rrugës provinciale ishte i mbuluar me xhama të thyer dhe pjesë makinash, çka tregonte forcën e përplasjes.