Shtetasja maqedonase ndërroi jetë sot në autostradën A3 në Okuçan në Kroaci kur vetura me targa gjermane në të cilën ishte bashkë shofere ka dalë nga rruga në një kanal dhe është rrokullisur.
Nga policia e zhupanisë Brod-Posavinë informuan se aksidenti kishte ndodhur në mëngjes rreth orës pesë. Në vendin e ngjarjes menjëherë ishin dërguar ekipe të policisë, njësite zjarrfikëse dhe Ndihma e shpejtë, transmeton Hina.
Është konfirmuar se një grua shtetase e Maqedonisë së Veriut ka humbur jetë, ndërsa shoferi gjithashtu shtetas maqedonas është lënduar, por ka refuzuar ndihmën mjekësore.
Zëdhënësja e policisë Kata Nujiç deklaroi se po kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po konfirmohen rrethanat se kur ka ndodhur.