Aksident në Labunishtë të Strugës, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi një automjet është përplasur pasditen e djeshme në afërsi të fshatit Labunishtë në Strugë.

Marketing

“Dje rreth orës 15:20 në DPB Strugë është raportuar se në rrugën rajonale në hyrje të fshatit Labunishtë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga O.A (23) fshati Labunishtë, ka dalë nga rruga”.

“Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët E.H nga Resnja, A.Sh nga Ohri dhe A.H nga Ohri, konstatuar në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër”, njofton MPB.

Në vendin e aksidentit ekspertizë ka kryer ekipi i DPB Strugë.

Marketing