Aksident në pikën kufitare “Tabanoc”, një polic i lënduar dhe dëme materiale

Një shtetas italian nën drejtimin e automjetit të tij tip “Opel” është përplasur me kabinat e kontrollit policor në pikën kufitare “Tabanoc”.
Burime të Alsatit bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes së djeshme, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se vetura me targa të Italisë ka pasur paraprakisht një defekt me marshin e shpejtësive.
Si pasojë e defektit, shoferi i veturës me targa italiane nuk ka arritur ta ndaloj automjetin e tij, pas çka ka goditur një veturë me targa të Kumanovës dhe kabinën e policisë. Brenda saj ndodheshe një polic i kontrollit kufitar, për të cilin mësohet se ka marr lëndime të lehta trupore.
Marketing