Aksident në Rosoman, lëndohet rëndë një person

Një banor 41 vjeçar S.I. nga fshati e Velesit, Buzallakovë është lënduar rëndë në një aksident që dje pasdite ndodhi në Rosoman, konfirmoi Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB-së Veles.

Marketing

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Gradsko-Prilep, mes automobilit “pezho” me targa franceze i drejtuar nga A.B.(25) dhe automobilit “folksuagen golf” me targa të Velesit i drejtuar nga banori i Buzallakovës. I lënduari rëndë është dërguar dhe mbajtur për shërim në ISHP Spitali i përgjithshëm – Kavadar”, sqaroi Dodevski.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit policor për kompetencë të përgjithshme Kavadar.

Marketing