Aksident në rrugën drejt Bllacës/ Njëri person nga vetura me targa të Kosovës në spital, kërkohen 3 të tjerë

Nga MPB kanë konfirmuar se në aksidentin e pasdites së sotme në rrugën Shkup-Bllacë një veturë me 4 pasagjerë ka rënë në lumin Lepenc.

Marketing

Nga MPB njoftojnë se në veturë kanë qenë 4 persona, njëri prej të cilëve është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa kërkimet vazhdojnë për 3 persona të tjerë.

“Sot (17.06.2023) rreth orës 15:00 është raportuar se në aksin rrugor Shkup- V.K. Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë automjeti i udhëtarëve “Volkswagen” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.P. nga Kosova, që pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc. Në automjetin BMW, përveç drejtuesit, ndodheshin edhe tre pasagjerë. Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa vazhdojnë kërkimet për tre personat të tjerë”, thonë nga MPB.