Tre persona janë lënduar pasi automobili me të cilin janë transportuar ka dalë nga rruga rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër.
Aksidenti trafikut ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 8 në afërsi të urës së Skudrinjës. Për arsye ende të panjohura drejtuesi i automjetit “Pasat” me targa Shqipërie e ka humbur kontrollin.
Krahas shoferi A.B (32) shtetas i Shqipërisë, në spitalet në Dibër dhe Gostivar janë transferuar edhe dy bashkudhëtarë një vajzë 19-të vjeçare dhe një burrë 34 vjet.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i stacionit policorë Gostivar.