Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të rëndë në rrugën Shkup – Tetovë afër fshatit Trebosh.

Marketing

“Rreth orës 18:00 është raportuar se në magjistralen Shkup-Tetovë, në afërsi të mbikalimit të Treboshit, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura “Audi” me targa të Tetovës, drejtuar nga 20-vjeçari K .R. nga Sallareva e Tetovës dhe “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, drejtuar nga 64-vjeçari A.R. nga Kërçova. Në aksident lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë) nga “Golfi”, të cilat janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës” tha zëdhënësi i SPB-Tetovë.

Në vendin e ngjarjes po kryen ekspertizë një ekip policorë i MPB-së