Aksident në Shqipëri, lëndohen katër shtetas të Maqedonisë (Video)

Katër qytetarë nga Dibra e Maqedonisë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident që ka ndodhur në segmentin e “Rrugës së Arbërit” në vendin e quajtur Vajkal.

Marketing

Sipas policisë së Dibrës, nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjetit, çka ka bërë që shoferi N.V (66) banues në Dibër të Madhe, të humbasë kontrollin e makinës.

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga në një pjesë të dëmtuar të saj, duke lënë të lënduar katër personat që ndodheshin në makinë, shoferi dhe shtetaset R.K, M.V, dhe shtetasi M.B, udhëtar. Udhëtarja M.V, u transportua drejt spitalit të Peshkopisë për ndihmë më të specializuar, ndërsa drejtuesi i mjetit mori ndihmë në spitalin e Bulqizës.

Ndërsa, udhëtarët M.B, dhe R.K, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore kanë dalë nga spitali.

Sipas BalkanWeb, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.