Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në Skënderaj.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitit.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 10:30 në Skënderaj. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF, Skënderaj”, ka thënë Zahiti.
Ata më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.