Aksident në Sllupçan, vetura shkel fëmiun tetëvjeçar

Të dielën (01.07.2018) rreth orës 15, në rrugën lokale mes fshatit Sllupçan dhe Runicë, Komuna e Likovës, vetura “Opel Korsa” me targa të Kumanovës ka përplasur një fëmijë tetëvjeçarë nga Sllupçani. Sipas MPB-së, veturën e ka drejtuar personi me iniciale B.I. (30) nga Sllupçani, me qëndrim të përkohshëm në Zvicër.

Marketing

Nga goditja, fëmiu ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, transmeton Gazeta Lajm. Më pas, për shkak të lëndimeve ai është transferuar në Qendrën emergjente te kompleksi i klinikave Nënë Tereza në Shkup. Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB-së në Kumanovë.

Marketing