Aksident në Trubarevë të Shkupit, një viktimë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Trubarevë të Shkupit.

Marketing

Sipas informacioneve të MPB-së një makinë e tipit BMV e cila jozyrtarisht ka qenë me shpejtësi të madhe ka goditur një motoçikletë, ndërsa vozitësi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë një fëmijë tjetër i cili ka qenë kalimtar rasti ka marrë lëndime të rënda dhe është në gjendje kritike.

Në vendngjarje policia ka kryer ekspertizë. Dëshmitarët ngjarjen e përshkruajnë si të tmerrshme.