Aksident në tunelin e Kalimashit, ka viktima dhe të plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit. Mësohet se nga përplasja e dy makinave, ka humbur jetën një person dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Marketing

Të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Kukësit për të marrë kujdes shëndetësor.

Ngjarja ka ndodhur në brendësi të tunelit, në drejtimin për në Tiranë. Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje ndërsa rrethanat nuk dihen ende.

Marketing