Aksident rrugor,të paktën 45 viktima

Të paktën 45 persona u vdiqën të premten kur një kamion u përplas me disa automjete dhe goditi disa këmbësorë në perëndim të Kenisë.

Marketing

Aksidenti i së premtes në mbrëmje ndodhi në një vend të njohur për aksidente pranë qytetit Londiani, i cili është rreth 200 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Nairobi, raporton REL.

Oficerët në vendngjarje numëruan 45 trupa, por besohet se më shumë njerëz ishin të bllokuar në rrënoja, tha një udhëheqës i policisë për AP-në.

Numri i personave të plagosur mbetet i paqartë.

Dëshmitarët e cituar nga media lokale thanë se kamioni doli nga autostrada kryesore dhe goditi disa automjete përpara se të godiste këmbësorët dhe tregtarët. Dëshmitarët shpërndanë foto të automjeteve të shkatërruara.

Shoqëria e Kryqit të Kuq në Keni tha se reshjet e dendura të shiut kishin ndërprerë reagimin dhe se njerëzit ishin ende të bllokuar në automjetet e shkatërruara

Marketing