Aksident trafiku në rrugën Veles-Shkup, humb jetën një person

Sot në ora 07:13 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Veles-Shkup, automjeti “Peugeot Partner” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.J.(48) nga fshati Rzhaniçano i Shkupit ka dalë nga rruga.

Marketing

Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen e tij.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.