Një person i moshës 21 vjeçare mbrëmë vonë në fshatin Saraj ka pësuar një aksident me motoçikletë dhe ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 23:00, kur motoçikleta të cilën e ngiste 21 vjeçari SH.O. nga fshati Paniçar është përplasur me një automobil të tipit Fiat Stilo me targa të Shkupit i drejtuar nga N.S. 43 vjeç nga fshati Saraj.
Gjatë aksidentit motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku edhe ka ndërruar jetë.