Aksident trafiku tek Q.T “Mavrovasja”. Paralizohet komunikacioni (FOTO)

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku tek udhëkryqi afër Qendrës Tregtare  “Mavrovasja”, në mes një autobusi urban dhe një makine.

Marketing

Alsat paralajmëron të gjithë udhëtarët që të evitojnë këtë rrugë për shkak vonesave të mundshme.

Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar apo jo.

Siç mëson Alsat kolona të gjata po presin për tu pastruar rruga dhe të fillojë qarkullim i rregullt.

Marketing