Aksident tragjik / Humb jetën 17-vjeçari shqiptar, plagoset edhe vëllai i tij

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Kastel-Platanos në Kretë të Greqisë, ku si pasojë ka humbur jetën një 17-vjeçar ndërsa vëllai i tij ka ngelur i plagosur.

Marketing

Lajmin e konfirmoi shoqata shqiptare “Kisamo”, e cila me anë të një postimi në Facebooki ka shprehur ngushëllimet familjarëve.

Sipas shkrimit në rrjete sociale, aksidenti ndodhi kur një makinë me turistë është përplasur me motorin ku po udhëtonin dy vëllezërit shqiptarë nga Librazhdi, ku gjeti vdekjen Dionis Qoshku, 17 vjeç dhe vëllai i tij Ersid Qoshku i cili ngeli i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

“Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Kastel, në aksin rrugor Kastel Platanos, në fshatin Traqila rreth orës 9:30 të mëngjesit, një makinë turistësh ka bërë një kthesë të menjëhershme dhe si pasojë dy djemtë nga Librazhdi që ishin në motorr nga pas u përplasën me automjetin duke gjetur vdekjen 17 vjeçari Dionis Qoshku dhe vëllai i tij Ersid Qoshku, i cili gjendet në Spitalin e Haniasë ku bëri ndërhyrje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën. Është nga ngjarjet më të dhimbshme dhe i ka shokuar të gjithë njerzit vëndas dhe të huaj ,të mëdhenj e të vegjël , miq dhe shokë të familjes, bashkëmoshatarët e tij, të cilët nuk do donin të besonin se Dionisi nuk jeton më, kjo ngjarje është nga më të dhimbshmet që të shterojnë fjalët, dhimbja dhe pikëllimi nuk kanë të përshkruar I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes , zoti u dhëntë kurajo për të përballuar këtë dhimbje të madhe I përjetshëm kujtimi yt Dionis”-shkruhet në faqen e shoqatës