Aksident tragjik, humb jetën motoçiklisti

Në MPB pasdite, në orën 16:55 minuta, është raportuar se në tunelin në Katllanovë në drejtimin nga Velesi drejt Shkupit, ka ndodhur një aksident ku morën pjesë një kamionë dhe një motoçikletë me targa hungareze.

Marketing

Siç thonë për MIA-n nga MPB, sipas informacioneve të para, një person, i cili udhëtonte me motoçikletë humbi jetën, ndërsa tjetri, gjithashtu bashkëudhëtar në motoçikletë, është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup.

Autostrada Veles-Shkup, te tuneli, plotësisht është mbyllur për komunikacion. Automjetet janë rikahëzuar nga unaza në Veles drejt Sveti Nikollës, në drejtim të autostradës Shtip-Shkup.

Marketing