Një aksident tragjik ka ndodhur në Bahia në verilindje të Brazilit ku 25 persona kanë humbur jetën.
Sipas mediave ndërkombëtare si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion 25 perosna kanë humbur jetën, ndëra 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Bashkia e Giacombina-s, një qytezë afër vendit ku ndodhi aksidenti, shpalli sot tre ditë zie. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje tragjike.