Aksident tragjik në Itali, vdesin dy shqiptarë

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e dy shqiptarëve, ka ndodhur midis Casenës dhe Valle di Rubicone në Itali. Viktimat janë një grua 38-vjeçare dhe një djalë 28 vjeç shqiptarë.

Marketing

Mediat italiane shkruajnë se automjeti tip Renault Clio, me dy shqiptarët në bord, po udhëtonte me shpejtësi kur përplasi makinën tip Volkswagen Passat të tre italo-zviceranëve.

Këta të fundit janë nxjerrë të gjallë nga automjeti dhe janë transferuar menjëherë në spital. Dy italo-zviceranë, të moshave 54 dhe 49 vjeç, raportohet se janë në gjendje të rëndë, kurse i treti mësohet se ka marrë lëndime të lehta.

Në njërën nga veturat është nxjerrë edhe një qen i ngordhur. Në vendngjarje kanë mbërritur tre ambulanca dhe ndërhyrja për të nxjerrë trupat ka zgjatur mbi katër orë. Sakaq, policia është vendosur në rrugë për të stabilizuar trafikun e krijuar nga aksidenti.