Aksident tragjik në Llaskarcë, humb jetën banori i Çegranit

Më datë 23.10.2021 në orën 17:53 në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të fshatit Llaskarcë, automjeti i llojit “Jaguar” me targa të Gostivarit i drejtuar nga N.I. (49) nga fshati Çegran i Gostivar ka dalë nga rruga.

Marketing

Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri N.Z. (53) nga fshati Çegran. Shoferi N.I. dhe pasagjerët A.K.Z. dhe B.I. me lëndime janë dërguar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.