Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Romë, në Tor Lupara, ku ndër viktimat që kanë ndërruar jetë edhe një futbollist i ri.
Alessio Guerrieri, 21 vjeçari i cili luante pikërisht në skuadrën nga i njëjti vend ku ndodhi aksidenti, Tor Lupara Calcio, është futbollisti që ka ndërruar jetë.
Mediat italiane bëjnë me dijes se Alessio ishte i biri i ish-presidentit të akademisë së Fonte Nuovas.
Katër djem të tjerë, Valerio Di Paolo, Simone Ramazzotti, Flavia Troisi dhe Giulia Sclavo e gjetën vdekjen në vend si pasojë e aksidentit.
Leonardo Chiapparelli, shoku i skuadrës së Guerrierit, i cili ishte i përfshirë gjithashtu në aksident, është në spital.
Bota e futbollit humb edhe një herë një yll të ri.
Guerrieri ishte një futbollist i ri, i rritur në Tor Lupara, i cili kishte si idhull Gennaro Gattuson. Krahas sportit, ai studioi arkitekturë në Universitetin e Tor Vegata, pasi ishte i pasionuar pas arkitekturës së brendshme.