Ballina Lajme Botë Aksident tragjik në Romë, humbin jetën pesë të rinj! Mes tyre edhe...

Aksident tragjik në Romë, humbin jetën pesë të rinj! Mes tyre edhe një futbollist

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Romë, në Tor Lupara, ku ndër viktimat që kanë ndërruar jetë edhe një futbollist i ri.

Marketing

Alessio Guerrieri, 21 vjeçari i cili luante pikërisht në skuadrën nga i njëjti vend ku ndodhi aksidenti, Tor Lupara Calcio, është futbollisti që ka ndërruar jetë.

Mediat italiane bëjnë me dijes se Alessio ishte i biri i ish-presidentit të akademisë së Fonte Nuovas.

Katër djem të tjerë, Valerio Di Paolo, Simone Ramazzotti, Flavia Troisi dhe Giulia Sclavo e gjetën vdekjen në vend si pasojë e aksidentit.

Leonardo Chiapparelli, shoku i skuadrës së Guerrierit, i cili ishte i përfshirë gjithashtu në aksident, është në spital.

Bota e futbollit humb edhe një herë një yll të ri.

Guerrieri ishte një futbollist i ri, i rritur në Tor Lupara, i cili kishte si idhull Gennaro Gattuson. Krahas sportit, ai studioi arkitekturë në Universitetin e Tor Vegata, pasi ishte i pasionuar pas arkitekturës së brendshme.

Exit mobile version