Ballina Lajme Maqedoni Protesta në Tetovë, medresantët kërkojnë mundësi për studime

Protesta në Tetovë, medresantët kërkojnë mundësi për studime

“Arsimi është pasaporta jonë për të ardhmen”,”Mos na shkatërroni ardhmërinë” ishin këto disa nga pankartat që mbanin në duar nxënëset e medresesë “Isa Beu” në Tetovë, për të shprehur revoltën e tyre ndaj mohimit të së drejtës për studime të larta, në universitete shtetërore dhe private në vend.

Marketing

Nxënëset kërkuan që t’u jepet e drejta për të vazhduar studimet, sepse siç thonë ata, kjo e drejtë është e garantuar me ligj në të gjithë botën.

“E drejta për arsim si e drejtë njerëzore është e garantuar në të gjitha konventat ndërkombëtare duke filluar nga deklarata universale për të drejtat e njeriut, por kjo e drejtë vazhdimisht shkelet në Maqedoninë e Veriut, kur nuk u mundësohet studentëve nga medreseja “Isa Beu” që të vazhdojnë studimet e larta në universitete shtetërore dhe private të vendit. Ky nuk është një problem i ri për studentët, por është një problem tashmë i njohur për opinionin publik. Nxënësit e medresesë “Isa Beu”, me këtë problem përballen që nga themelimi i shkollës sonë.”, – u shpreh një nxënëse në medresenë “Isa Beu”-Tetovë.

Vendimi i sjellë nga Ministria e Arsimit me 6 Shkurt 2021 u ka pamundësuar nxënësve të medreseve që të vazhdojnë ose kryejnë ndonjë fakultet në universitetet private apo publike në vend.

Nxënësit të cilët zgjedhin që të ndjekin mësimin në medrese nuk trajtohen njëjtë sipas dispozitave ligjore si nxënësit e shkollave tjera shtetërore dhe private në vend. Nxënësit e kësaj kategorie janë të privuar nga e drejta për maturë shtetërore, e cila është kusht bazë për regjistrim në njërin ndër universitetet në vend.

Ligji për Maturë Shtetërore, përfshinë nxënësit që ndjekin mësim në gjimnaz, shkolla profesionale dhe shkolla të artit, por jo edhe ato të medresesë.

Në këtë mënyrë, rreth 1.000 nxënës, sa është numri mesatar i nxënësve që ndjekin mësimin në medrese, prej të cilëve rreth 700 të rregullt dhe mbi 300 me korrespodencë, janë të privuar nga e drejta që të regjistrohen në fakultet të ndonjë fushe tjetër.

Marketing
Exit mobile version