Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, vdes polici! Disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm (16 shtator) në Rrugën e Kombit.

Marketing

Për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i policisë në Mirditë, Gëzim Lazri ndërsa janë plagosur disa persona të tjerë.

Mësohet se dy makina janë përplasur njëra me tjetrën në aksin Rubik-Rrëshen.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detaje të reja nga aksidenti.

Marketing