Aksident “zinxhir” në Shkup, përplasen 4 vetura

Katër automjete u përplasën këtë mëngjes pranë Stacionit Hekurudhor në qendër të Shkupit.

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi lajmin.

“Këtë mëngjes në orën tetë në kryqëzimin e bulevardit ‘Koço Racin’ me bulevardin ‘Kuzman Josifovski Pitu’, është raportuar një aksident trafiku midis katër automjeteve. Aktualisht po kryhet inspektimi dhe nuk ka raportime për persona të lënduar,” sqaruan nga MPB

Marketing