Janë identifikuar katër viktimat me origjinë shqiptare që humbën jetën në një aksident mbrëmjen e së dielës në Itali.
Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për 22-vjeçaren Shane Hyseni dhe djalin e saj 2-vjeçar Mattias Hyseni si dhe për motrën dhe vëllain e saj, 8-vjeçaren Rejana Hyseni dhe 11-vjeçari Resat Hyseni. Mësohet se ata banonin në Reggio Emilia.
Ndërkohë, shoferi i automjetit, bashkëshorti i Shane Hysenit, mbeti i plagosur rëndë dhe momentalisht ndodhet në terapi intensive.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në rrugën Via Emilia midis Cade dhe Villa Gaida.
Drejtuesi i makinës tip “Fiat Stilo”, ishte nisur në drejtim të Sant’Ilario, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi. Policia po heton shkaqet e aksidentit, por sipas të dhënave paraprake mësohet se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi.