Prokuroi Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu inspektim në vendin e aksidentit të rëndë rrugor në të cilin humbi jetën një motoçiklisti 16-vjeçar. Aksidenti ndodhi mbrëmë në afërsi të qendrës tregtare “Çairçanka”.
Siç njoftoi Prokuroria Publike Shtetërore, sipas njohurive fillestare pas inspektimit, 16-vjeçari drejtonte automjetin motorik pa patentë shoferi dhe helmetë mbrojtëse, si dhe me një shpejtësi që tejkalonte shpejtësinë e lejuar.
“Në vendin kritik, ai nuk arriti të shmangte një trotinet elektrik që po drejtohej në rrugë nga një 14-vjeçar. Në aksidentin rrugor, drejtuesi i motoçikletës pësoi lëndime të rënda dhe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa i mituri që po drejtonte trotinetin mbeti i lënduar dhe u mbajt për trajtim në spital”, njoftoi Prokuroria.