Aksidenti në ish minierën e Torenicës, gjendja e dy minatorëve stabile

Dy minatorët e lënduar gjatë ditës së djeshme në minierën e plumbit dhe zinkut, ish-Toranica, të cilët u transferuan në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë janë në gjendje të qëndrueshme, thonë mjekët.

Marketing

Drejtoresha e Spitalit, Snezhana Zaharieva tha se të dy minatorët janë jashtë rrezikut të jetës, dhe do të vazhdojnë me trajtim shëndetësor në spital.

Aksidenti tragjik në minierën e plumbit dhe zinkut, ish-Toranica ndodhi dje kur minatorët kanë pastruar hapësirat brenda minierës , me ç’rast një minator ka humbur jetën ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Minatori i cili ka humbur jeten, eshte nga Shkupi, i moshes 57 vjeç. Ekipet kompetente menjëherë pasi rasti është njofuar në polici, kanë dale ne terren për të bërë hetim për shkaqet e tragjedisë.