Aksidenti në rrugën Ferizaj – Kaçanik, ka të lënduar

Të paktën dy persona janë të lënduar, si pasojë e një aksidenti në magjistralen Ferizaj – Kaçanik. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. IndeksOnline para pak minutave raportoi per kete aksident.

Marketing

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe kanë qenë të përfshiera dy automjete të udhëtarëve.“Përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, lëndime marrin dy drejtuesit. Pas tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të njejtit janë dërguar në QKUK në Prishtinë, për mjekim”, ka bërë të ditur Veseli.

Marketing