Schallenberg: Të nisin negociatat për Shkupin dhe Tiranën

–Ne, flasim në emër të Austrisë, duam që Bashkimi Evropian të nis bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mendojmë se tashmë ka vonesa, duhej ta kishim bërë këtë në të kaluarën, kështu u përgjigj në një intervistë për “360 gradë” në Alsat ministri i Punëve të Jashtme në Austri, Alexander Schallenberg.

Marketing

“Nuk ka rajon më të evropianizuar se Ballkani Perëndimor. Ne, austriakët jemi të lidhur ngushtë- emocionalisht, njerëzisht, ekonomikisht, politikisht. Për ne do të ishte natyrale që t’u kemi juve si partnerë dhe anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian”, tha Schallenberg.