Aksidenti në Serbi, ja emrat e viktimave nga Maqedonia (Video)

Ministria për Punë të Jashtme e Republikës së Maqedonisë ka marrë konfirmimin se dy shtetas maqedonas kanë ndërruar jetë në aksidenti zinxhiror në autostradën Nish-Beograd.

Marketing

Alsat mëson se dy viktimat nga Maqedoni janë Burim Dalipi 37 vjeç dhe Lulzim Rexhepi 36 vjeç, që të dy nga Kërçova. Ndërkohë po nga Maqedonia janë edhe dy fëmijë të lënduar, Ferat Dalipi, 16 vjeç dhe Fatlind Dalipi, 12 vjeç. Fëmijët e lënduar janë shtruar për shërim në spitalin në Jagodinë dhe Çuprija dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Shtatë viktima dhe rreth 40 të plagosur është bilanci i aksidentit të sotëm zinxhiror që ndodhi mëngjesin e sotëm përgjatë autostradës Beograd-Nish. Aksidenti përfshiu të dyja anët e autostradës, me 34 automjete dhe kamionë që u përplasën për shkak të mjegullës së dendur.

Marketing