Njëzet e shtatë vjeçari nga Tetova është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në klinikat e Shkupit, ndërsa edhe tre persona tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasdite në rrugën Gostivar- Kërçovë, në afërsi të “Progres98”.
Sipas SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.00 kur janë përplasur makina “Opel Astra” me targa të Tetovës, e drejtuar nga K.S (27) nga Tetova, dhe makinës “Kia” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.P (54).
Të lënduarit pas aksidentit janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa për shkak seriozitetit të lëndimit, shoferi i Opelit është dërguar në klinikat e Shkupit. Të lënduarit tjerë janë në klinikën e Gostivarit.
Pas ndërprerjes së komunikacionit, tani kanë filluar të qarkullojnë makinat, megjithatë policia ende po kryen hetim në vendngjarje.