Aksidenti tragjik në Larisa, konfirmohen katër viktima shqiptare

Katër shtetas shqiptarë janë konfirmuar të vdekur ndërsa pritet ende përgjigje për një të 5 si pasojë e aksidentit hekurudhor në Greqi.
Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato janë personat që kanë humbur jetën nga përplasja fatale ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i personit të pestë i cili është shpallur si u zhdukur nga familjarët dhe policia greke.

Marketing

Aksidenti tragjik shkaktoi në total 57 vitkima ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të plagosur, 5 prej të cilët ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Puna për identifikimin e trupave ka shkuar drejt fundit ndërsa ngjarja ka shkaktur zemërim të madh dhe protesta në të gjithë vendin, duke vënë në dyshim standardet e të gjithë sistemit hekurudhor të shtetit fqinj.

Si shkak i ngjarjes, paraprakisht është përcaktuar një gabim njerëzor i punonjësit të stacionit të hekurudhës në Larisa, por që sindikatat e punëtorëve thonë se ishte e pashmangshme, për shkak të sigurisë së ulët në sistem dhe mungesës së personelit.

Treni i pasagjerëve ishte i mbushur me studentë, që ktheheshin pas një fundjave pushimi, dhe shumica e personave që humbën jetën ishin në moshë të re.

Familjet e viktimave janë zotuar se do të kërkojnë drejtësi dhe zbardhje të plotë të ngjarjes.

Sindikatat e punëtorëve të hekurudhave kanë organizuar protesta 24-orëshe, që nga e mërkura, ndërsa do të vazhdojnë edhe përgjatë fundjavës. Një protestë tjetër është paralajmëruar që do të zhvillohet të dielën në sheshin qendror të kryeqytetit.

Të premten, policia dhe protestuesit u përleshën, pasi 2,000 studentë marshuan nëpër Athinë, duke bllokuar rrugën përpara parlamentit. Demonstrata të studentëve e qytetarëve ka patur gjithashtu në Larisa dhe Selanik.