Aksidenti tragjik në Llaskarcë, shtyhet sërish seanca gjyqësore

Gjykimi për aksidentin aksidentin tragjik në autostradën Shkup – Tetovë pranë fshatit Llaskarcë në shkurt të 2019-s, në të cilin vdiqën 16 pasagjerë dhe 38 persona u lënduan rëndë, asesi të përfundojë.

Marketing

Rasti është në procedurën e prezantimit të dëshmive nga pala mbrojtëse. Por seanca e sotme u shty sepse një nga avokatët kishte rast vdekje. Gjykimi i radhës u caktua për më 28 shtator.

Rasti është në gjykatë tanimë dy vjet. Në këtë rast akuzohen gjashtë persona, përfshirë pronarin e kompanisë “Durmo Tours”, Durmish Beluli dhe shoferin e autobusit Manoil Trifunovski