Aksidentohet eskavatori në Berat, në gjendje të rëndë drejtuesi

Një 60-vjeçar mbeti i plagosur në Berat teksa mjeti tip eskavator të cilin e drejtonte doli nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur reth orën 14:20 të ditës së sotme në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës.

I plagosuri është identifikuar si Qemal Demiri, banues në Poliçan.

Marketing

Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.

Grupi herimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.