Aksidentohet sigurimi i Afrim Gashit, lëndohen 3 persona

Një automjet i sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, doli nga rruga pranë fshatit Novo Selo, në komunën e Debrcës, njofton portali Ohrid 1.

Marketing

“Një aksident trafiku ndodhi sot pranë fshatit Novo Selo, në komunën e Debrcës, ku ndërhynë dy autoambulanca dhe një ekip i shërbimit të zjarrfikësve. Mësohet se në aksident ka marrë pjesë një automjet i sigurimit së Presidentit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi”, raportoi portali.
Rasti është konfrimuar edhe nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër.

Marketing