Aksion humanitar në Kërçovë(Foto)

Aksioni i mëshirës dhe solidaritetit në Kërçovë

Marketing

Në kuadër të aksionit Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, i cili realizohet nga Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Mërkurën më 22 Maj, në mënyrë të koordinuar u bë ndarja e ndihmave humanitare për familjet skamnore, të pastrehët dhe jetimët, me ç’rast u ndanë 9 tonelata ndihma humanitare në qytetin e Kërçovës, gjegjësisht me Myftininë e Kërçovës.

Në këtë aksion, Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti i dorëzoi 9 tonelata ndihma Myftiut të Myftinisë së Kërçovës, Murat ef. Huseini, në prani të mediumeve lokale, i cili falënderoi publikisht OH Hilal dhe Kryetarin e saj ef. Dautin si dhe një falënderim të posaçën për Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi për angazhimin e palodhshëm në sferën e humanitetit.

Me këtë rast Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti falënderoi Drejtorinë e Vakufit të Republikës së Turqisë e cila si çdo vit po bashkëpunon me BFI dhe na dhuron nga 5 mijë pako ndihma humanitare për nevojtarët e kategorive të ndryshme në Maqedoni. Ai gjithashtu falënderoi edhe fabrikën e ujit Kozhufçanka për mbështetjen disa vitëshe.
Ashtu siç u përmend më herët, OH Hilal për gjatë muajit të Ramazanit ka planifikuar aksione të pandalshme ku do të bëhet shpërndarja e 200 tonelatave ndihma, të cilat kapin një shumë prej 420 000 euro.

Marketing