Aksion humanitar ne Veles(Foto)

Aksioni i mëshirës dhe solidaritetit në Veles

Marketing

Aksioni Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, i cili këtë vit është ndërmarrë nga Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka të ndalur. Edhe gjatë ditëve të vikendit, gjegjësisht ditën e shtunë më 18 Maj, ndërmori aksion humanitar në qytetin e Velesit, pra, me Myftininë e këtij qyteti dhe Koordinatorin e Myftinisë së Velesit Adem Çoreski, ku në formë të organizuar u bë shpërndarja e 7 tonelata ndihma humanitare për familjet skamnore, të pastrehët, jetimët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, në këtë qytet.
OH Hilal për këtë muaj të bekuar të Ramazanit ka planifikuar të shpërndan mbi 200 tonelata ndihma në aksione të pritshme të shtrira në tërë vendin.

Marketing